http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dëbora e parë për këtë vit ka bërë që qindra vizitore dhe turistë ti drejtohen juglindjes së vendit për të kaluar fundjavën. Fshatrat turistikë të Korçës, si Voskopoja dhe Dardha janë mbushur me pushues, të cilët duan të shijojnë dimrin e vonuar të këtij viti. Ata që i janë gëzuar më shumë reshjeve të borës janë fëmijët të cilët të shoqëruar me prindërit kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Intensitet reshjesh dëbore u regjistrua në zonat më të larta të rajonit juglindor, sidomos në Dardhë. Në këtë fshat turistik, trashësia e dëborës ka arritur sipas të dhënave në disa vende deri në 40 centimetra. Kjo e ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve sidomos këtë fundjavë për shkak edhe të qarkullimit të lëvizjes. Por pavarësisht reshjeve të paparashikuara të borës në këtë zonë nuk janë krijuar probleme pasi rrugët kryesore janë të hapura.