Ora News – Ecuria e ekonomisë, INSTAT: Rritet me 4.06% në tre mujorin e dytë

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përshpejtohen ritmet e rritjes ekonomike në vend në tre muajt e fundit. Sipas INSTAT, rritja ekonomie ka kapur shifrën 4,06% ndërsa ndikimin kryesor e ka dhënë ndërtimi dhe industria. Ndërkohë sektori i Call-Center raportohet me rënie këto tre muaj.
Rritet me 4.06 % ekonomia shqiptare në tre muajt e dytë të 2017. Sipas të dhënave të INSTAT, konstatohet se sektori i ndërtimit po rikthen kontributin e tij të rëndësishëm në ekonomi duke u krahasuar me periudhën para vitit 2010.
Aktiviteti i ndërtimit pati rritje me 22.68 %, influencuar kryesisht nga investimet private të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike si rrugë e stadiume.
Ndikim pozitiv në rritjen ekonomike në këtë tremujor ka dhënë edhe industria nxjerrëse e cila ka ndryshuar trendin duke shënuar rritje me 16.93 % dhe industria përpunuese e cila pati rritje me 6.30 %.
Vlen të theksohet se në këtë tremujor aktiviteti i Call-Center ka pësuar rënie të ndikimit të tij në ekonomi. Kjo pas vendimit të autoriteteve italiane të cilat vendosën kufizime për zhvendosjen e punës nga Italia në vendet jo anëtare të BE-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tremujori-i-dyte-i-vitit-2017-rritje-prej-406/

Share This Video


Download

  
Report form