Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Evidentohen 2 raste të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohen penalisht pronarët e dy lokaleve.
Sekuestrohen në total 4 tavolina pokeri, 80 fisha pokeri, 5 pako letra bixhozi, një sasi lekësh dhe 1 DVR e kamerave të lokalit.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pranë D.V.P.Tiranë proceduan penalisht shtetasit :
- E.D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën "Aleksandri i Madh", në ambientet e brendshme të lokalit bar, në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar 10 shtetas duke luajtur poker në një tavolinë të përshtatur për lojëra fati.