Report TV - Greqia paralajmëron: Minoriteti është kusht për integrimin në BE

Report TV 2018-05-03

Views 0

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias vijon që të paralajmërojnë Shqipërinë se minoriteti është kusht për integrimin në BE.

?Hapja e negociatave për anëtarësim është e lidhur me respektimin e të drejtave të pronësisë.

Çështjet e pronësisë së minoritetit grek duhet të zgjidhen menjëherë. Kjo çështje mbështetet edhe nga BE dhe SHBA? deklaroi ai.

Nikos Kotzias kërkoi që të respektohet minoriteti grek, referuar përplasjeve që kanë ndodhur në Himarë në muajt e verës pas miratimit të planit rregullues që prek disa banesa.

Kjo nuk është hera e parë që Greqia kërcënon se kusht për integrimin është minoriteti.

Share This Video


Download

  
Report form