Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin ka marrë sot titullin 'Honoris Causa'.
Titulli iu dha Nadin në një ceremoni që po mbahet në ambientet e Rektoratit e Univeristetit të Tiranës, ceremoni e cila nisi me fjalën e Mynyr Konit.
Titulli u dha me Motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm shkencor, për forcim të marrëdhënieve midis Shqiperise dhe Italise.
Më herët gjatë ditës së sotme ajo mori certifikatë mirënjohje nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Lucia Nadin, veneciane, ka kaluar në Shqipëri një periudhë të gjatë mësimdhënieje dhe pune kërkimore. Ka përgatitur botimin e "Statuteve të Shkodrës" duke nxjerrë në dritë tekstin nga Biblioteka e Muzeut të Venecies: një "monument" i historisë mesjetare të Shqipërisë.