http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet në univeristetin ku kreu studimet si kryebashkiak dhe vlerësohet me titullin ?Doctor Honoris Causa?. Erion Veliaj ka qenë i ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve të ?Grand Valley State University? ku mori titullin për kontributin e tij në shërbimet publike. Presidenti i univeristetit e vleresoi Veliajn si një histori suksesi të studentëve që kanë mbaruar studimet në këtë institucion ?Ju tashmë keni përmirësuar infrastrukturën e qytetit, keni ulur ndotjen e ajrit, keni përdorur teknologjinë për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët tuaj. Stili juaj energjik i lidershipit ka marrë një mbështeje të madhe nga qytetarët. ?Grand Valley State University? mbushet me krenari nga suksesi juaj. Me autoritetin që më është dhënë nga bordi i drejtuesve, ju jap titullin ?Doctor Honoris Causa në Shërbimet Publike?, me të gjitha të drejtat dhe privilegjet që gëzon. Urime!?, Erion veliaj falenderoi Universitetin, ndërsa rrëfeu vendimin e tij me të vështirë për të lënë Amerikën dhe për t?u kthyer në shqipëri.