http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej më shumë se një dekade, tetori flet artistikisht në gjermanisht. Edhe në këtë edicion të 11-të kulturës gjermane në Shqipëri skenës tetrale, kinemasë, galerive e sallave koncertore nuk do t?i mungojnë aktivitetet e kulturës gjermane.
Këtë vit risia janë projektet të cilat nxisin reflektim dhe diskutime mbi tema politike, ekonomike dhe sociale.
?30 vjet vendosje e marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kjo është motoja e Tetorit gjerman këtë vit. Përveç aktiviteteve të shumta në skenën teatrale, në kinema, nuk do t?i mungojë këtij tetori edhe debatet e konferencat ku do të diskutohet eficensa energjetike, siguria kibernetike apo edhe përballja me të shkuarën. Shpresoj që të na ndiqni në aktivitetet tona nisur që nga ?Rekuiemi gjerman? këtë të shtunë ku dirigjenti e baritoni do t?i bashkohen artistëve shqiptarë për sjellë këtë vepër gjermane.?
Por, nuk është vetëm tetori i mbushur me aktivitete, pasi përballja me të shkuarën komuniste do ta mbyllë këtë seri aktivitetesh në 16 nëntor, si për të përkujtuar edhe hapjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë.