http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sistemi i ri tatimor që nisi të aplikohet në 2014 në Shqipëri është vlerësuar negativisht nga sipërmarrësit gjermanë që punojnë në vendin tonë. Por, përtej rritjes së barrës fiskale, problemi thelbësor qëndron në shpejtësinë me të cilën u hartuan dhe hynë në fuqi taksat e reja, pasi i gjeti të papërgatitur bizneset. Ky është qëndrimi i Dhomës Gjermane të Tregtisë, e cila publikoi të dhënat lidhur me anketën e biznesit për vitin 2014, anketë në të cilën barra e taksave vlerësohet negativisht.