Ora News - Operacion në Shkozet dhe Krujë, sekuestrohen drogë, tritol dhe armë

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një operacion i policisë së shtetit është zhvilluar në Krujë, ku janë sekuestruar 68.3 kg kamabis, 408 gr fara, kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike.
Policia sqaron se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është finalizuar me sukses operacioni I koduar?Shkembi I Kuq?. Më datë 25.09.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ?Guri i Kuq? , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
-3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
-një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;
-2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;
-1 granatë offensive;
-1 ndezëz unifikues granate;
-1 armë gjysëm automatike mod 56;
-283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;
-1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/operacion-ne-kruje-zbulohet-tritol-arme-dhe-droge/

Share This Video


Download

  
Report form