5 persona u arrestuan në një operacion të përbashkët të policisë dhe prokurorisë natën e së mërkurës të koduar ?Porosia?. Operacioni u shtri në Elbasan, Gramsh dhe Pogradec ku të arrestuarit po shkëmbenin një sasi lënde plasëse me detonatorë me një agjent të infiltruar të policisë. Policia bllokoi 82 kallëpe tritoli, detonatorë, telefona celularë, armë, municione, para dhe një sasi kanabisi.
"Pas një hetimi disa mujor u arrestuan në flagrancë pesë shtetas. Ata janë Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, Kristi Maxhari, 21 vjeç, Kristian Petani, 22 vjeç, Edmond Abazi, 39 vjeç, të gjithë nga Pogradeci, si dhe Gazmor Kokla, 39 vjeç, nga fshati Gribë i Gramshit".
Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Policia tha se Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur 82 kallëpe tritol. Në shtëpinë e Edmond Abazit u gjet një sasi kanabis ndërsa në atë të Gazmor Koklës, u gjet 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë, si dhe sasi e konsiderueshme lekësh. Të pestë pritet të akuzohen për mbajtje, shitje e tranzit të lëndëve plasëse dhe trafik droge.