Atletja Klodiana Shala ishte sot e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan nga ku tha se shumë shpejt do të sjellë në treg një libër.
Shala tha se është duke bashkëpunuar me një mjek dhe se libri do ketë njohuri se si të ushqehemi dhe si të merremi me palestër.
?Libri më tepër do ketë njohuri se si të ushqehemi dhe si të merremi me palestër. Për fëmijët obezë për shembull, si është krijuar obeziteti tek ata, nuk është thjesht sepse nuk është ushqyer mirë dhe ka ngrënë patatina. Do të ketë mjaft informacion? tha Shala.