Rivlerësimi për prokurorët e KLP dhe KED

RTV KLAN 2018-05-02

Views 1

Numri një i Prokurorisë, Adriatik Llalla ka mbledhur në një takim drejtuesit e prokurorive për të diskutuar mbi ecurinë e vlerësimit profesional të prokurorëve në kuadër të Ligjit të Vetting -ut.

Institucioni qendror i akuzës ka detyrimin që të mbështesë Komisionin e Vetting -ut në rivlerësimin që do t?u bëhet prokurorëve.

Llalla kërkoi që deri në fund të kësaj jave të përfundojë vlerësimi profesional në kuadër të ligjit të Vetting -ut për prokurorët kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si dhe anëtarë e prokurorë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërsa vijon puna për të përfunduar rivlerësimin profesional të prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të drejtuesve lokalë të prokurorive në nivel Rrethi dhe Apeli.

Më tej, procesi vijon me rivlerësimin profesional për të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë.

Raportet e vlerësimit paraprak profesional do të hartohen nga një komision i posaçëm, i krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do t?i vihen në dispozicion Komisionit të Vetting -ut.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form