Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hegjemonia Merkel në Gjermani do të vazhdojë edhe 4 vite të tjera. Për herë të katërt 75% e gjermanëve që morën pjesë në votim ia besuan çelsat e Bundestagut Gjerman aleancës CDU/CSU, e cila mori rreth 32% të votave.
Social Demokratët e Martin Schulz i humbi zgjedhjet dhe ndryshe nga deri tani përjashtuan cdo mundësi për koalicion të gjerë, duke u deklaruar si opozitë.
Zgjedhjet në Gjermani u ndoqën edhe në ambientet e ambasadës Gjermane me të ftuarit e saj. Fitorja e katërt e Merkel sipas ambasadores gjermane Suzane Schutz do të thotë vijimi i marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe mbështetjen e proceseve të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Schutz: Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë.
Qeveria e Merkel do të kushtëzohet nga bisedimet me partitë e vogla që janë rritur në rezultat si ekologjistët dhe partia e lirë demokrate. Ndërkohë rritja e paralajmëruar e ekstremistëve, për momentin nuk duket shqetësuese.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/fitorja-e-merkel-ambasadorja-schutz-mbeshtesim-ballkanin-ne-be/