Ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani dhe fitoren për të katrën herë të Kancelares Angela Merkel.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Kuko tha se pavarsisht faktit që Kancelarja u zgjodh me më pak vota se herët e tjera, e rëndësishme është Merkel është rikonfirmuar dhe se nuk mbetet gjë tjetër vetëm se respektimi i vullnetit të popullit.
?Unë themë që Kancelarja është zgjedhur nga populli, lajmi i mirë është që ajo u rikonfirmua, dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të respektojmë vendimin e popullit gjerman?, tha Kuko.
Sipas Kukos kjo situatë në Gjermani nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në lidhje me politikat që do të ndjekin për Evropën Perëndimore dhe aq më teper për Shqipërinë.