Dy të arrestuar për vrasjen në Dibër

RTV KLAN 2018-05-02

Views 1

Dy persona janë vënë në pranga për vrasjen e 42-vjeçarit Alban Kaloshi në Dibër. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të së premtes në një lokal bastesh sportive në fshatin Blliçe.

Viktima me një plagë në gjoks u dërgua pa jetë në spital nga dy persona që më pas humbën gjurmët. Hetimet vijuan gjatë gjithë ditës, por vetëm në mbrëmje policia tha se u vetëdorëzua Viktor Elezi 37 vjeç banues në fshatin Pollazhan.

Ai u tha hetuesve se ngjarja ishte aksidentale dhe se gjithçka kishte ndodhur nga pakujdesia. Por policia i ka komunikuar akuzën "Vrasja me dashje? dhe ?armëmbajtje pa leje?.

Në pranga u vu edhe 24-vjeçari Veli Titini nga fshati Brest i Poshtëm. Ai akuzohet për ?Moskallëzim të krimit? dhe ?Përkrahja e autorit të krimit?. I riu ka qenë i pranishëm në momentin e vrasjes, por është larguar dhe nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime në polici.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form