Dy të dyshuar për vrasjen e Çollakut, një i arrestuar, në kërkim një ish-shef krimesh

Ora News Lajme 2016-01-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia tashmë ka në tavolinë dy emra, si të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Denis Shtraza i cili u arrestua dhe Ervin Dalipaj një ish oficer i shpallur në kërkim.
Ish-oficeri Dalipaj dyshohet të jetë i implikuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në 6 janar në Durrës. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Ervin Dalipajn pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda.
37-vjeçari banues në Tiranë sipas hetimeve të deritanishme rezulton të jetë njëri prej autorëve të rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rrembimi-dhe-vrasja-e-gazmend-collakut-shoqerohet-nje-i-dyshuar/

Share This Video


Download

  
Report form