Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë stinës së dimrit nuk kanë qenë të pakta rastet që zona e Fushë Milotit të përmbytet si pasojë e prurjeve të lumit Mat njëkohësisht edhe dëmtimit të argjinaturës së këtij lumi.
Por këtë vit situata mund të jetë edhe më e rënde pasi dy muaj më parë argjinatura e lumit Mat është dëmtuar nga banoret në 30 vende të ndryshme.
Ishte një banor i Fush Milotit që denoncoi pranë emisionit ?Boom? për këtë shkelje. Kamera e ?Boom? shkoi për të verifikuar situatën dhe rezultoi se ky shqetësim është i drejtë dhe banorët për të shkuar më shkurt të toka e tyre bujqësore kanë çarë argjinaturën, pa llogaritur pasojat që do të sjelle ky veprim me fillimin e reshjeve.
Ndonese ka nje rrugë ekzistuese që fermerët të shkojnë në tokat e tyre ku i duhet të ecin vetëm 5 min në këmbë, ato kanë preferuar të dëmtojnë argjinaturën për të shkurtuar rrugën.
Janë të paktën 30 ndërhyrje të bëra nga banorët. Shpesh ndërhyrjet bëhen edhe në distance shumë të shkurtra 10 metra nga njëra-tjetra.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv