http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Propaganda online e xhihadizmit është kthyer ne nje shqetësim per te gjitha agjencitë botërore. Ky lloj krimi kibernetik është kthyer ne nje lufte online ne mediat sociale, ndërsa sipas eksperteve, diçka e tille nuk mund te parandalohet. Dokumentari i titulluar Cyberjihad u shfaq në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, ku oficerët e rinj u njohën me metodat që terrorizmi përdor për të rekrutuar luftëtarë. Regjisori holandez Hans Busstra thotë se qëllimi i dokumentarit është të tregojë se si ISIS shpërndan mesazhet online, ndërsa Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara.
?Qëllimi i këtij dokumentari është qe te tregoje se si terrorizmi ose ISIS mund te shpërndaje mesazhet e tyre online. Ne nje kohe qe worldwide web nuk ka kufij mund të shpërndahet në të gjithë botën, ashtu si dhe në Shqipëri, ku të rinj të cilët janë të interesuar për këtë lloj ideologjie shkojnë online dhe vizitojnë website, të cilat shfaqin video shumë të dhunshme. Mesazhi që ata përçojnë janë ato të xhihadit dhe se si mund ti bashkohen ISIS ndaj mendoj se ky është nje kërcenim real, sepse është shume e vështire qe te luftohet pasi eshte nje beteje online. Nëpërmjet këtyre mesazheve xhihadistet e kane shume te thjeshte qe te portretizohen si heronj ne te njëjtën kohe, duke treguar nje vizion romantik te kalifatit si vendi i ëndërruar per te rinj qe te shkojnë. Diçka e tille është false dhe propagande, por per te rinj te cilët mund te jene jo te kënaqur, ndoshta ne Shqipëri apo dhe vende te tjera te europes, diçka e tille është tërheqëse sepse mendojnë qe duke shkuar atje bëhen heronj. Diçka e tille eshte pare rëndom kjo dhe per vete faktin se mediat perëndimore nuk besohen shume dhe propaganda qe ofron ISIS, sipas tyre, është e vërtete ndaj dhe ky është nje kërcenim serioz. E rëndësishme eshte qe te percohet mesazhi se keto video te xhihadit jane false dhe se realiteti është krejt e kundërta.?
Edhe per ekspertet e sigurisë ne Policinë e Shtetit propaganda e terrorizmit është nje shqetësim serioz, kryesisht per te rinjtë, te cilët bien lehte pre e mesazheve qe përhapen online.
Sipas agjencive ligjzbatuese ne bote dhe ne Europe, ISIS ka nje departament mediash profesionale te quajtura Al Hayat. Propaganda xhihadiste është rritur nga viti ne vit ndërsa tashme filmat kane përparuar sa krahasohen me produksioneve te Hollywoodit. Ne kete mënyrë xhihadistet joshin te rinjtë nga e gjithe bota, duke u thene se edhe ata mund te bëhen luftëtare te xhihadit nen moton nga nje zero ne perëndim ne nje hero ne Siri.