Report TV - Vëzhgimi në Tiranë/Qentë lëvizin pa masa sigurie,qytetarët të shqetësuar

Report TV 2018-05-02

Views 0

Qentë pitbull, por jo vetëm, vijojnë të përbëjnë një shqetësim sigurie për qytetarët e Tiranës.

Report TV përmes një vëzhgimi konstatoi se kjo situatë nuk po merr një zgjidhje reale për të evituar incidentet, të cilat nuk kanë qenë të pakta. Mjekët veterinerë bëjnë fajtor për situatën ata të cilët mbajtë qentë pitbull.

Ngjarja e rëndë e 3 ditëve më parë ku një vajzë shqiptare 13 muajshe u masakrua në Itali nga 2 qen të rracës pitbull, na ktheu në vëmendje një rrezik të vazhdueshëm të rrugëve të Tiranës.

E lidhur me kulturën e mbajtjes së kafshëve apo me mosrespektimin e rregullave, ajo që vihet re është levizja pa masa sigurie e kafshëve të klasifikuara të rrezikshme. Sipas qytetarëve kjo situatë nuk po merr zgjidhje reale.

Share This Video


Download

  
Report form