Report TV - Vizita e Kerry nën masa sigurie ai takon edhe qytetarët e Tiranës

Report TV 2016-02-14

Views 2

Masat e forta të sigurisë të cilat ishin marrë nga autoritetet shqiptare për vizitën në vendin tonë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, kanë krijuar një siguri tek vetë Kerry i cili vendosi që të takojë nga afër qytetarët të cilët ishin duke e pritur në qendrën e kryeqytetit.

Pas konferencës së përbashkët të shtypit me Ramën në kryeministri, Kerri iu drejtua dhe përshëndeti një grup njerëzish pranë selisë së Kuvendit. Më tej sekretari amerikan shkoi në këmbë drejt hotel Rogner, ku takoi kreun e opozitës Basha.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të sekretarit Kerri në Shqipëri, rrugët e kryeqytetit, por veçanërisht ato ku kaloi eskorta e tij ishin në monitorimin e efektivëve të sigurisë, oficerëve të antiterrorit dhe të Gardës së Republikës.

Më tepër se 1500 efektivë policie qëndruan në gatishmëri, për të garantuar vizitën e Kerrit.

Pjesa elitë mbeten forcat RENEA dhe njësia ?Shqiponja? që mbikqyrën në distancë eskortën dhe lëvizjet e saj, duke iu shtuar grupit që garantoi sigurinë e Xhon Kerrit.

Një helikopter Cugar Monitoroi nga ajri, eskortën në të gjithë rrugëtimin e saj nga Rinasi drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Ndërkaq kontrolli ishte edhe nga objektet e larta, ku tarracat e objekteve të larta e atyre shtetërore u mbikëqyrën me snajper.

Po ashtu efektivë të patrullave Shqiponja, me motoçikleta, kontrolluan vazhdimisht akset rrugore ku duhej të kalonte eskorta e kryediplomatit amerikan, ndërsa në asnjë moment nuk lejohej lëvizja e kalimtarëve.

Pos verifikimeve të hollësishme të policisë, nuk iu shpëtoi edhe një turist irlandez. Ai ishte duke udhëtuar me një çantë shpine dhe një shishe uji, në rrugën e Rinasit në këmbë, kur u mbërthye nga efektivët e policisë.Pas verifikimit ai u la i lirë.

Në fund kur, kur avioni i sekretarit Kerri u ngrit në fluturim, rrugët u rihapën dhe qarkullimi vijoi normalisht.

Share This Video


Download

  
Report form