Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani flet për pasojat e zjarrit që ra në ambientet e saj në muajin mars.
Zjarri ka shkrumbuar 3 308 njësi bibliotekare, nga të cilat 748 njësi janë formate gazetash. Gazetat dhe revistat e djegura datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.,
Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.
"Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka te tjera. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra", tha Asllani.
Një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarrin në katin e nëndheshëm të Bibliotekës, aty ku edhe ruhen materiale historike dhe libra të një rëndësie të veçantë.