DURRËS- Një sherr i çastit ka përfunduar me përdorimin e armëve, e për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj premte rreth orës 20:00 në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar. Mësohet se të plagosur kanë mbetur A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Arratia e autorit ka zgjatur vetëm pak, pasi ai është kapur menjëherë nga policia, teksa janë shoqëruar nbashkë me të dhe 5 persona të tjerë, për të cilat uniformat blu nuk japin detaje për shkak të hetimeve.