Ka bërë xhiron e Kuvendit, presidencës dhe kryeministrisë për më shumë se 10 vite me radhë?
Bëhet fjalë për Ligjin ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve?.
Një nga ligjet që ka shkaktuar më shumë debate, kontradikta, miratime dhe anulime për shkak se parashikon edhe importin e mbetjeve të parrezikshme si lëndë e parë për riciklim.
Fillesat e diskutimit të këtij ligji janë që në vitin 2004, 13 vite më parë kur në atë kohë qeveria e Kryeministrit Fatos Nano tentoi të bëjë në mënyrë të fshehtë një marrëveshje me shtetin italian për importin e mbetjeve. Në kohën kur drafti u bë publik menjëherë nisën kundërshtimet e qytetarëve, shoqatat në mbrojtje të mjedisit dhe opozita e asaj kohe që drejtohej nga Sali Berisha. Për shkak të reagimeve të forta, marrëveshja nuk u ratifikua asnjëherë në parlament. Në vitin 2005, zgjedhjet fitohen nga Partia Demokratike, dhe kur mendohej se ky ligj ishte harruar, pikërisht personi që e kritikoi ashpër, Sali Berisha e rikthen sërish në vëmendje në vitin 2009 duke nisur nga hartimi i një projektligji për importimin dhe riciklimin e mbetjeve. Reagimi i shoqërisë civile dhe i Partisë Socialist në opozitë ishte i menjëhershëm, duke protestuar kundër miratimit në Kuvend. Edi Rama në opozitë akuzonte Berishën se pas ligjit të importit fshiheshin lidhje klienteliste. Pavarësisht kundërshtimeve, në Shtator 2011, ligji për menaxhimin e mbetjeve u votua në Kuvend me 76 vota pro.
Hapi radhës ishte kthimi për rishqyrtim në Kuvend I ligjit nga Presidenti asaj kohe Bamir Topi. Edhe ky dekret u rrëzua serish nga maxhoranca. Më pas në vitin 2012 ishte mbajtja e një referendumi nga qytetarët dhe Aleanca Kundër importit të plehrave, për të cilën Gjykata Kushtetuese u shpreh pro mbajtjes së referendumit pas zgjedhjeve të përgjithshme të Qershorit 2013.
Nga zgjedhjet 2013 del i fituar Edi Rama, i cili me ardhjen në pushtet gjënë e parë që bëri ishte anulimi i ligjit të miratuar nga qeveria Berisha për mbetjet. Por nuk kalon shumë kur në 2016-tën rikthehet sërish në opinionin publik kjo çështje. Vetë tre deputetë të maxhorancës propozuan në Kuvend një projektligj për importin e mbetjeve, me pretekstin se ky ligj është i rishikuar dhe në listën e importit të mbetjeve janë hequr ato te rrezikshme. Kjo solli edhe debate dhe protesta nga publiku dhe opozita , por pavarësisht kësaj ligji kaloi në parlament me 63 vota pro ne shtator 2016. Një muaj më vonë Presidenti Bujar Nishani e kthen për rishqyrtim në kuvend ligjin për menaxhimin e integruat të mbetjeve. Hapi i radhës, Shtator 2017 qeveria ?Rama 2?, vendos ta tërheqë ligjin për t?iu nënshtruar konsultimeve publike.
Nuk dihet nëse kalvari diskutimeve, kundërshtimeve, miratimeve dhe anulimeve të këtij ligji të shumë përfolur do të mbyllet apo do të vazhdojë./KLAN PLUS