BOOM: Ja e vërteta e shoqërimit të Rektorit Mynyr Koni në polici(Emisioni i plotë, 20 shtator 2017)

Ora News Emisione 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rektori i Universitetit të Tiranës, Profesor Doktor Mynyr Koni është bërë pjesë e një ngjarje të rëndë të ndodhur më datë 11 gusht.
Ndërsa udhëtonte me automjetin e tij pranë Ministrisë së Jashtme është ndaluar nga një patrullë policie e cila ishte krejt e paqartë për ndalimin e tij në momentin që u has me pyetjet e përfaqeuesit të lartë të Universitetit të Tiranës.
Patrulla më pas shoqëroi Rektorin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe pse siç i tha nuk kishte problem me qarkullimin por arsyen do ta merrte vesh në Drejtori.
Denoncimi erdhi në emisionin BOOM në RTV Ora News, mbrëmjen e sotme, 20 shtator 2017.
Në shkresën-ankesën drejtuar disa institucioneve dhe që BOOM e disponon, Rektori Koni tregon ngjarjen.
Mynyr Koni: Ditën e premte, datë 11.08.2017 , rreth orës 09:00 kam qenë duke udhëtuar me mjetin HYUNDAI ngjyrë e bardhë me targë TR 4085 U (mjetin e drejtoja vetë) përballë me Ministrinë e Jashtme. Aty jam ndalur nga një patrullë policore me veshjen e policisë rrugore, të cilët nuk u prezantuan. Ata më kërkuan dokumentacionin e makinës dhe timin. Pasi konstatuan se çdo gjë ishte në rregull, komunikuan me radio se mjeti është në rregull, dhe po kështu edhe drejtuersi i mjetit. Më pas njëri nga punonjësit e policisë më pyeti nëse këtë makinë ja kisha dhënë ose jo dikujt tjetër, nëse ke ecur me shpejtësi të lartë në autostradë dhe nëse ke bërë spektakël duke i dhënë makinës me shpejtësi. Ju thashë që mund të ketë ndonjë keqkuptim, prandaj ju lutem verifikojeni.
Gjithashtu ju bëra të qartë se makina ka qenë gjatë gjithë kohës pranë meje (gjatë kohës së punës), ndërsa gjatë pjesës jashtë orarit të punës, makina qëndron në vendin e posaçëm, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Këtë mund ta verifikoni edhe nëpërmjet kamerave të sigurisë. Më pas, më thanë se nuk ka problem për rregullat e qarkullimit, por do të shoqërojmë në Drejtorinë e Policisë Tiranë. U kërkova arsyen, por refuzuan të ma thonin, duke më siguruar se do të më komunikonin në Drejtori.
Rektori sqaron: Më bllokuan mjetin pa asnjë shpjegim
Rektori i Universitetit të Tiranës thotë ndër të tjera se mjeti iu mbajt në Drejtorinë e policisë ndërsa nuk iu dha asnjë shpjegim.
Mynyr Koni: Mora makinën dhe së bashku me një nga policët e qarkullimit, u shoqërova në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Parkova makinën në oborrin e policisë dhe së bashku me policin e qarkullimit shkuam tek polici i shërbimit. Më thanë që ta lija makinën aty, se do të komunikonin me mua më vonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-ja-e-verteta-e-shoqerimit-te-rektorit-mynyr-koni-ne-polici/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS