Dhori Kule për kërcënimin ndaj tij dhe rektorit Mynyr Koni

Channel One Albania 2016-10-24

Views 20

Dhori Kule flet për herë të parë lidhur me ngjarjen e 14 dhe 15 prillit të këtij viti ku ai si rektor i universitetit të Tiranës në atë kohë dhe kandidati për rektor Mynyr Koni u kërcënuan për tu larguar nga gara për zgjedhjen e rektorit të ri.
I ftuar në emisionin ?Debati në Channel One? të gazetati Roland Qafoku, Kule e cilësoi çështjen të mbyllur sepse pati mbështetjen e institucioneve për sigurinë e garës dhe kjo solli edhe rikthimin e profesor Konit në garë.
Por dhjetra pyetjeve të bëra gjatë emisionit lidhur me këtë ngjarje Kule iu përgjigje duke bërë vetë dy pyetje që sipas tij edhe pse kanë kaluar 6 muaj nuk ua di përgjigjet.
E para është: A ka patur porositës nga univeristeti kërcënuesi i tij dhe i profesor Konit dhe nëse brenda strukturave akademike ka patur interes që të realizohej ky kërcënim?
Kule shtoi se këto dy pyetje e vazhdojnë ta shqetësojnë ende edhe sot e kësaj dite.
Ndërkohë dekani aktual i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës tregoi se çështja penale ende vazhdon të jetë në hetim nga ana e prokurorisë dhe se ai ka deponuar përpara grupit hetimor të gjithë ngjarjen në të cilën ai u kërcënua.
?Besoj se finalja e këtij hetimi do të zgjidhë gjithçka dhe se kjo tashmë është një ngjarje e tejkaluar?.
Lidhur me raportet e politikës në këtë ngjarje apo përfshirjen e politikanëve në këtë histori Kule tha: Politikës do t?i bëjë mirë të ketë pedagogë pjesë të saj por vetë pedagogët nuk duhet të sjellin politikën në universitete.

Share This Video


Download

  
Report form