SHKODER-AKU ka mbyllur paraditen e kësaj të mërkure firmën ?Brilanti? e cila prodhonte pije të ndryshme false.
Firma prodhonte cdo lloj pije alkoolike, por jo vetëm, me kosto të ulët duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pasi nuk kishte asnjë standard, ndërsa pas denoncimit në media është mbyllur.
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, hetimi tatimor dhe krimi ekonomik kanë mbyllur magazinat e firmës së prodhimit të pijeve ndërkohë që po punohet për gjetjen e produkteve se ku janë shitur në mënyrë që të hiqen nga tregu për të mos dëmtuar konsumatoret.
Drejtori i AKU Dritan Sejko thotë se ky subjekt është kontrolluar më parë po vetëm në pjesën e ligjshme të tij, pa depërtuar në pjesën tjetër.