Report TV - 'CEZ', Balla:S'mund të mbyllet, ja politikanët që duhen hetuar

Report TV 2018-05-08

Views 0

?I kërkuam kryeprokurorit fillimin e procedimit penal. Jemi njohur nga prokuroria për dërgimin në gjykatë, jo për fajtorët, por për mbylljen e kësaj cështjeje. Do vazhdojmë të kërkojmë pse skandali CEZ nuk mund të mbyllet. Pse prokuroria duhet t kishte marrë deklarimet e personave për të cilët komisioni i kuvendit, në raportin përfundimtar, të miratuar nga shumica e anëtarëve, ka kërkuar dërgfimin e raportit në prokurori me qëllim fillimin e cështjes penale. Është miratim i kuvendit me 74 vota pro. Si ka mundësi që ka prokurorë që na cuakan ndërmend se në vitin 2017 mund të mbyllet një aferë kaq e madhe korrutpive pa një hetim të vetëm. Kush janë këta prokurorë dhe kush ju ka dhënë pushtet? Ky është një akt tepër i rëndë. Nuk merren fare në konsideratë provat rrëqethëse. Kush janë katë prokurorë që falin Sali Berishën pa e hetuar? Të falin Nue Nik Kalaj, Genc Rulin, Ridvan Boden, Eno Bozdon, Shkëlzen Berishën, Florian Mima, Bujar Nepravishta drejtori i ERE, Ledina Mandija ish-avokate e shtetit. Dashurinë për këta persona prokurorët le ta mbajnë, por aty duhet të bëjnë detyrën e shtetit. Prokuroria e përdorur nga opozita, nga personat që duhet të përgjigjen menjëherë para drejtësisë?, tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS