Këtë të mërkurë është konstituar Komisoni i Veprimtarisë Prodhuese. Në fillim të fjalës së tij, drejtuesi i Komisonit Shalsi u shpreh se nuk ka një kalendar të ri por ka ende cështje të mbartura nga legjislatura e kaluar.
Në Komision raportohet se është folur për të ashtuquajturin import i plehrave, ndërsa një ditë më parë PS deklaroi tërheqjen nga projektligji .
Debate ka patur mes kryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, përfaqësuesit të PD Florion Mima dhe atij të LSI, Lefter Koka.
Eduard Shalsi u shpreh se i ashtuquajturi import i plehrave nuk ka të bëjë me mbetjet për lëndë të parë dhe se ka rënë dakort që të tërhiqet ky projekt-ligj.
?Nuk e di si do ta tërheqim në aspektin ligjor por do të ketë diksutim të gjatë. Ka patur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë. Si propozues kam rënë dakort që të tërhiqet për shkak të mjegullnajës së krijuar.Të gjitha palët në komision PD,LSI dhe PS kanë dhënë pëlqimin. Nuk është folur asnjëherë për plehra dhe mbetje për lëndë të para?u shpreh Shalsi duke shtuar se ligji ka synim pastrimin e Shqipërisë.