Report TV - Ligji per mbetjet - Bare: Do kufizohet lista, perjashtohen disa materiale

Report TV 2016-09-27

Views 0

Deputeti socialist Besnik Bare u shpreh në seancën e sotme se, lista prej me llojet e mbetjeve do të kufizohet. Bare tha se janë përjashtuar materialet e plumbit që ishin të rrezikshme.

?Lista prej 25 rrymash mbetje që u përcaktua në vitin 2012 do të kufizohet akoma më tej. Në listën ekzistuese që ka qenë ka pasur edhe materiale plumbi që ishin të rrezikshme dhe që atëherë ne thamë se duhet të përjashtohen.

Do ketë elementë të tjerë të cilët nuk do të jenë në listën e mbetjeve që do të importohen. Këshilli i Ministrave do të investigojë për kapacitetet dhe aktivitetet e këtyre industrive për lëndën e parë. Penalitetet janë të ashpra në kodin e ri dhe është shtuar një nen për transparencën.

Me këto kufizime, them se është më kollaj të sjellësh ushqime të kontaminuara sesa mbetje të rrezikshme. Mbështes iniciativën e LSI për pjesëmarrjen e Shoqërisë Civile.

Ndarja e re territoriale ndihmon ndarjen e diferencuar. Doganat nuk vlerësohen më problematike si më parë, kapacitetet monitoruese tashmë janë adeguate.
Ka një strukturë inspektorati shtetëror për mjedisin e pyjeve dhe ëhstë në gjenje të kontrollojë e monitorojë cdo gjë për mjedisin.
Mbetjet në Shqiëpri kanë ardhur, por në një formë tjetër duke u përdorur fuqia punëtore shqiptare, por mbetja procedohet. Shteti shqiptar merr produkte të ricikluara.

Share This Video


Download

  
Report form