Report TV - Mbetjet, ku ndryshon ligji i Berishës nga ai i Edi Ramës

Report TV 2016-09-30

Views 0

Ka një dyfytyrësi në betejën e opozitës shqiptare kundër ligjit të ri, i cili lejon importimin e mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, duke parashikuar në të njëjtën kohë filtra ekstreme kontrolli. Kjo opozitë, pesë vjet më parë, asokohe në pushtet, vendosi me ligj instalimin e një bombe të heshtur ekologjike në Shqipëri, për interesa që merren me mend.

Edhe pse sot krerët e saj thonë publikisht se janë penduar, Partia Demokratike, në vitin 2011, miratoi një ligj me përmbajtje krejtësisht të ndryshme nga ligji aktual. Shqiptarja.com zbardh pjesën e padukshme të ligjit të qeverisë ?Berisha?, që është një plan me 15 pika, zbatimi i të cilit mund ta kthente tokën shqiptare të pabanueshme.

Plani përcakton metodat dhe mënyrat e asgjësimit të mbetjeve, të cilat do të hynin në Shqipëri nga të gjitha pikat doganore. Mbetjet do të hidheshin në det, do groposeshin në tokë, do hidheshin në puse, gropa dhe lumenj, ndërsa për substancat e avullueshme do të shfrytëzohej ajri.

Share This Video


Download

  
Report form