Ora News - Elbasan, ndërtimet pa leje, në objektiv godinat që zënë hapësirat publike

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtimet pa leje në qytetin e Elbasanit dhe njësitë administrative që varen nga bashkia do të prishen në një aksion të ndërmarrë nga Inspektoriati Ndërtimor. Deri më tani janë prishur 60 objekte, dhe në fokus janë ato ndërtime që zënë hapësira publike, pengojnë investimet dhe nuk janë legalizuar nga Aluizni.
Në bashkinë e Elbasanit, do të rrafshohen të gjitha ndërtimet pa leje. Prej disa ditësh Inspektoriati i Ndërtimit në bashkinë e Elbasanit ka nisur prishjen e ndërtimeve pa leje në qytet dhe në njësitë administrative në varësi të saj. Objektet që do të rrafshohen janë ndërtimet që zënë hapësirat publike, që pengojnë investimet ose që nuk janë legalizuar nga Aluizni. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor në bashkinë e Elbasanit, Leli Kaja, shpjegon kategoritë e godinave që do të prishen në këtë aksion.
Leli Kaja, drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor, Elbasan: ?Në njësinë administrative ?Trega? kemi bërë lirimin e një sipërfaqeje hapsire publike pasi dhe atje do të kryhet një investim publik nga bashkia Elbasan. Janë prishur mbi 40 objekte. Njëkohësisht janë prishur disa objekte dhe në vende të tjera. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Aluiznit Elbasan kemi nisur një aksion për prishjen e objekteve qe nuk do të legalizohen dhe kemi filluar prishjen e tyre?.
Drejtori Kaja shprehet se aksioni do të shtrihet në të gjitha njësitë vendore të bashkisë Elbasan, dhe deri tani jane prishur rreth 60 objekte duke përfshirë dhe disa ndërtesa në Llixha të Elbasanit. Sipas tij, të gjitha subjektet janë njoftuar sipas ligjit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-ndertimet-pa-leje-ne-objektiv-godinat-qe-zene-hapesirat-publike/

Share This Video


Download

  
Report form