Djali i historianit Kristo Frashëri padit në Gjykatën e Tiranës për plagjiaturë Moikom Zeqon. Padia mban datën 17 Mars 2017, në të cilën Gjergji Frashëri akuzon Zeqon se i ka vjedhur pasazhe të botimit të tij historik, duke i botuar më pas në media.
Në padi, Gjergji Frashëri kërkon ?Konstatimi i shkeljes te se drejtes se autorit me ane te riprodhimit te paautorizuar te pjeseve te librit "lllyrisches Dyrrah",.
Për pretendimin e kësaj plagjiature, Frashëri kërkon nga gjykata dhe Zeqo një dëmshpërblim monetar në vlerën e 100.000 mijë lekëve. Aktualisht në gjykatë janë zhvilluar shtatë seanca, ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjyqtarja Irena Plaku që shqyrton këtë padi.