Librat me poezi dhe publicistikë të Moikom Zeqos janë promovuar në Muzeun Historik Kombëtar. Ky promovim është bërë nga institucioni në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.
Dhjetëra studiues e personalitete të letrave kanë vlerësuar krijimtarinë dhe veçoritë e stilit të Mojkom Zeqos në letërsi.
?Po jua them me ndërgjegje të pastër dhe të plotë se kur je përballë Mojkomit ndihesh inferior dhe unë e kam të vështirë të gjej njerëz intelektualë që para Mojkomit të ndihen superiorë dhe të sigurt. I kam lexuar me vëmendje të gjitha librat e Mojkonit dhe janë 12 vëllime poetike, sikur nga 500 faqe njëri, shiko çfarë vëllimesh të jashtëzakonshme që duhet të ulesh të punosh dhe të harmonizosh siç bën Mojkomi. Në një varg pa fund metaforash, sepse truri i tij është metaforik. Të lidhësh bashkë qiellin me qënien njerëzore, antologjinë me faktologjinë të themi, të lidhësh bashkë ndjenjën dhe arsyen?, shprehet studiuesi Josif Papagjoni.