FIER - Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga Vlora e deri pranë gjykëderdhjes së Semanit në Fier, ku janë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis.
Policia bën të ditur se droga po transportohej drejt Italisë nga një Velierë e emrin ?Nano Nini? me flamur Italian, në bordin e së cilës ndodheshin një shqiptar dhe një italian.
Mjeti lundrues është ndaluar mes Plazhit të Levanit dhe Darëzezës, ndërsa trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike sapo kanë pikasur policinë.
Ka qenë një sinjalizim nga radari i Policisë Kufitare në Hoxharë i cili ka bërë të mundur identifikimin e një mjeti lundrues të dyshimtë. Menjëherë në drejtim të anijes janë nisur forca të shumta policie nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare si dhe GdF.
Dy trafikantët janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në ambientet e policisë së Fierit.
Sekuestrimi i 1 ton droge në grykëderdhjen e Semanit vjen një ditë pas ndalimit të një kamioni në portin e Vlorës. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë AA 939 LK, ka rezultuar se ishin fshehur në 8 grila të paketuara në qese rreth 20 kg drogë.