Ora News - Banorët e Shkozës të zhgënjyer: Na mashtroi deputetja. PD i mbështet

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar sot pranë banorëve të Shkozës, banesat e të cilave po shemben për t?i hapur rrugë projektit të zgjerimit dhe rehabilimit të lumit të Lanës.
Disa familje janë ngujuar në banesat e tyre.
Një banor, banesa e të cilit preket nga projekti shprehet i zhgënjyer.
Banori: ?Këtu ka më shumë policë sesa banorë. Ata janë urdhëruar të futen brenda dhe nuk lejon policia të dalin. Pa asnjë lloj dokumenti vijën e të thonë dil nga shtëpia. Nuk jemi kurrë për mos rehabilitimin e Lanës, megjithëse jemi të bindur se projekti është abuziv dhe se dikush nga qeveritarët mbron interesat e tij.
Deputetja jonë na vuri në gjumë dhe na tha se nuk do të vijë njeri në mënyrë arrogante duke na terrorizuar?
Zgjidhja që propozon PD është shtëpitë që janë të palegalizuara të legalizohen dhe të kompensohen me vlerën e tregut
Edi Paloka: Janë aty sepse iu premtua gjatë fushatës elektorale nga deputetja, njerëz të qeverisë se shtëpitë e tyre do të legalizohen e do të kompensohen por sapo erdhën në pushtet, kjo është përgjigjja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Shteti nuk është për ti marrë shpirtin të pamundurve. Shteti ngrihet për t?i ndihmuar të pamundurit e të dobtit.
Jemi këtu për të sensibilizuar këdo që do të jetë në krah të këtij vendi. Zgjidhja është ajo që u është premtuar. Shtëpitë që janë të palegalizuara të legalizohen dhe të kompensohen me vlerën e tregut, ndërsa banorëve tu jepet kohë dhe mundësi për tu strehuar si njerëz dhe jo të nxirren si kafshë nga banesat e tyre.
Banorët thonë se janë 153 banesa dhe mbi 700 banorë që dalin në rrugë pa u thënë se ku do shkojnë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-shkozes-te-zhgenjyer-na-mashtroi-deputetja-pd-i-mbeshtet/

Share This Video


Download

  
Report form