Ora News - Unaza e Re/ Banorët e Shkozës në protestë: Po na traumatizojnë fëmijët

Ora News Lajme 2018-12-03

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit sot ka nisur aksionin për prishjen e objekteve në Shkozë, për ndërtimin e Unazës së Re.

Banorët e Shkozës kanë dalë në protestë, duke kërkuar që banesat e tyre mos të prishen. Ata thonë se nuk i kanë sjellë asnjë dokument zyrtar për prishjen e objekteve.

"Kemi dalë ketu për të drejta tona. Kemi një problem shumë të madh. Tek ne vijnë pa asnjë njoftim për të prishur shtëpinë. Këta duhet të na kishin sjellë në mënyrë zyrtare letrat për prishjen e objekteve. Ne kërkojmë që të spostohet, sepse gjynah të prishen këto shtëpi. Shtëpitë prishen për punë shtëpie. Projekti ka ndryshuar disa herë. Ne nuk duam konfrontim me asnjë. Pse duan të na bëjnë të keq pa qenë. Ne duam shpronësim, ose devijim të projektit.

Unë nuk shkoj më në Kukës jo. Unë e kam llogaritur në momentin e fundit që do të vijë matrapiku, unë e kam bërë dalje veten. Tre jetima i kam, do ta ja lë Edi Ramës amanet, nëse mund ti mbajë. Kam dhe dy invalidë. Kam dhe motrën e sëmurë.

Ta dish sa janë traumatizuar kalamajtë. Një dëm psikologjik sa nuk e ke idenë. Por a ka fëmijë ai?! Nëse ke fëmijë, mendo si për fëmijën tënd, mos mendo për ne se jemi të rritur. Është katastrofë, është duke na ikur truri.", tha një banor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/unaza-e-re-banoret-e-shkozes-ne-proteste-kunder-prishjes-se-banesave

Share This Video


Download

  
Report form