Ish-drejtoresha rumune e editimit në revistën ?Psikologji?, Carmen Gjani ka qenë sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan ku ka folur për jetën pas lindjes së dy vajzave binjake.
Gjani është nënë e një vajze 15-vjeçare, e cila e ndihmon për rritjen e dy binjakeve. Ajo tha se shtatzënia e dytë ndodhi në një moment kur nuk e priste më.
?Të bëhesh nënë pas 12 vitesh është apsolutisht e pabesueshme. Ndodhi kur nuk e prisja më. Kisha një vit që mendoja ti jepja një mundësi vetes për tu bërë mama për herë të dytë. Ndodhi prpritur, por edhe më i papritur ishte lajmi që ishin dy. Kur ma tha gjinekologia u befasova. Por kam përshtypjen që ky është projekti më I rëndësishëm I jetës sime? tha Carmen