Pas takimit me euro-komisionerin për zgjerim, Olivér Várhelyi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për shtyp ku i mëshoi faktit se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që bëri me dijeni se me Várhelyi-n diskutuan sa i takon zgjidhjes së krizës politike në vend.
?Më prezantoi me strategjinë që do paraqes ai, strategji që unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. Prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin?, tha Basha.
Më tej shtoi:
?Mirëprita ndihmën e BE-së, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim; të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët. Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara. Ne jemi të vendosur t?i japim fund krizës politike.?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Basha#TopChannel