Opinion - Kush jane shqiptaret me te pasur? (18 shtator 2017)

RTV KLAN 2018-05-02

Views 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

Të ftuar:
Samir Mane,
Ornela Liperi,
Zana Guxholli,
Sokol Nano,
Besart Kadia

Në një listë të publikuar në emisionin ?Opinion? e cila është ndërtuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike janë publikuar 10 emrat e personave më të pasur në Shqipëri për vitin 2016. Në këtë listë vendin e parë e zë biznesmeni Samir Mane. Pas tij është Shefqet Kastrati, Vasil Naçi pozicionohet i treti, pas tij është Behar Çukaj dhe i pesti renditet deputeti Tom Doshi.

Biznesmeni Samir Mane i ftuar në emisionin ?Opinion? është shprehur se politika nuk ndikon fare në përfitimet e biznesit të tij. I renditur për 3 vite nga Fondacioni për Liri Ekonomike si biznesmeni më i pasur në Shqipëri Mane thotë se politika nuk e ndihmon fare në biznesin e tij.
Blendi Fevziu: Sa ndihmon politika të pasurohesh?
Samir Mane: Mua s?më ndihmon farë politika të pasurohem, sepse unë televizora shes. Nuk më duhet asnjë politikanë të shes as televizorë e lavatriçe tek Neptuni e as lodra tek Jumbo.

Fondacioni për Liri Ekonomike ka shpallur rezultatet e studimit për listën e më të pasurve në Shqipëri për vitin që lamë pas. Por pyetja është a janë këta emrat e më të pasurve në Shqipëri, në kohën kur media europiane po flet për kanabisin e ardhur nga vendi ynë?

Mirëpo, drejtuesi i këtij fondacioni, Besart Kadia, deklaroi sonte në studion e emisionit ?Opinion?, pavarësisht sukesit të këtyre individëve shoqëria nuk ka arsye t?i njohë. Kadia vendosi theksin tek individët që suksesin e tyre e kanë ndërtuar në bazë të mundit, ideve dhe ligjshmërisë.

Share This Video


Download

  
Report form