Gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë është shkatërruar karteli i parë shqiptar i drogës.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar "LOS BLANCOS", ishte shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, ku u arrestuan 20 persona.
Janë arrestuar 5 të kërkuar në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, me qëllim ekstradimi, konkretisht:
Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 35 vjeçari Gentjan Manaj, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprës penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.
Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 27 vjeçari Elvis Jaupaj dhe 31 vjeçari Jorin Llambo, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprës penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.
Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 33 vjeçari Rexhino Ibrahimi pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale?.
Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 40 vjeçari Vladimir Lesaj, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale ?Shkelje e ligjit mbi drogat?.
Nga hetimet ka rezultuar se një shqiptar drejtonte një kompani të quajtur "KOMPANIA BELLO", që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.