Report TV - Kërcënoi të hidhej,53 vjeçari për Report Tv:Po më marrin pronën

Report TV 2018-05-02

Views 1

53-vjeçari Mustafa Plaku i cili kërcënoi se do të hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë në zonën e Domjes, pranë Kasharit në Tiranë, ka rrëfyer ekskluzivisht për Report Tv arsyet e këtij veprimi të tij.

Ai mbërriti në fshatin Domje sëbashku me bashkëshorten e tij, Sybe Plaku.

Mustafa Plaku dhe bashkëshortja e tij Sybe Plaku thonë se kanë tentuar vetëflijimin për shkak se po i marrin pronën në Durrës, për ndërtimin e një rruge private

?Tentuam vetëflijimin pasi dy zonja në Durres duan të na marrin pronën për ta bërë rrugë private. Pronësinë e kemi fituar në vitin 1992, na e njeh dhe hipoteka sot?, thanë Mustafa dhe Sybe Plaku.

?Edhe 5 ditë më parë hipa në shtyllë në Shijak, më zbriti shefi i komisariatit, por sërish u dhunova në shtëpinë e pronën time?.

Sybe Plaku, bashkëshortja e Mustafa Plakut thotë se do e mbrojë me çdo mjet pronën e saj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS