SHKODËR-Për pak i ka marrë jetën të vëllait pas grindjes për pronën. Në pranga ka rënë një 52-vjeçar, ndërsa i plagosur me armë zjarri sipas policisë ka mbetur vëllai i madh, 64 vjeç.
Policia njofton se sot paradite rreth orës 08:45 jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit rajonal se ka shkuar një shtetas i plagosur me armë zjarri.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A.Z. 64 vjeç.
Si rezultat i gadishmërisë dhe marrjes së masave nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në sajë të veprimeve të shpejta hetimore në bashkëpunim dhe me shërbimet e komisariatit te policisë Vau Dejës u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasi: Din Zallina, 52 vjeç, banues në Vau Dejës, i vëllai i të plagosurit.