Ora News - Xhafaj: Mos arrestimi Klement Balilit nuk e nderon policinë e shtetit

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare mbrëmjen e sotme.
Pjesë nga deklarata:
Tare: Çfarë po bëhet me arrestimin e Klement Balilit?
Xhafaj: Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë.
Tare: Është në Shqipëri apo i arratisur?
Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.
Tare: Ka përgjegjësi policia?
Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.
Tare: Flas për dekonspirim operacionesh
Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-mos-arrestimi-klement-balilit-nuk-e-nderon-policine-e-shtetit/

Share This Video


Download

  
Report form