Report TV - Xhafaj: Në 2018 Veting dhe në Policinë e Shtetit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballancën dhe drejtues të tjerë të organeve ligjzbatuese në godinën e Ministrisë së Drejtësisë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërkohë që në fokus të këtij takimi ishin konsultimet dhe bashkëpunimi për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe në drejtësi.
Në përfundim të takimin ministri Xhafaj u shpreh se në 2018 do të ketë veting në radhët e Policisë së Shtetit dhe ky është prioriteti absolut i Ministrisë së Brendshme.
"Në takim morën pjesë përfaqësues të Shoqërisë Civile, nga Pedagogjia, nga SHISH, nga SHÇBA, nga Drejtoria e pastrimit të parave, etj. Zgjodhëm ta bënim këtë takim në Ministrinë e Drejtësisë për të mos harxhuar paratë e shteti me hotele, përderisa ka ambjente plot", u shpreh Xhafaj para gazetarëve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drafti për Vetingun në Policinë e Shtetit është përfunduar edhe pritet që ti dërgohet Parlamentit për miratim.

I pyetur nga gazetari i Report Tv në lidhje me takimin e ministrit me Kryeprokuroren dhe anulimin për takimin e sotëm, Xhafaj tha "Mirë që më kujtove se do ti kërkoj Kryeprokurores takim".

Share This Video


Download

  
Report form