Report TV Regjistrimet në çerdhe, kërkesat në rritje, deri në 10 mijë aplikime

Report TV 2018-05-02

Views 2

Numri i kërkesave të prindërve për të regjistruar fëmijët e mitur në çerdhet publike është në rritje. Kushtet e klasave, menuja ushqimore dhe cilësia e edukimit, janë disa nga arsyet që veçon drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri për preferencën në rritje të çerdheve publike.

?Shumë sipërfaqe që kanë qenë të amortizuara i kemi bërë funksionale konform edhe parametrave të hapësirave. Sot në çerdhet e Tiranës maksimalist i frekuentojnë 3 mijë fëmijë në ditë. Numri i kërkesave është deri në 10 mijë aplikime për këto hapësira që kemi?, thotë Beqiri.

Drejtoresha Beqiri sqaron edhe kriteret e përzgjedhjes së fëmijëve të mitur.

?U kemi dhënë prioritet asaj kategorie që ka më shumë nevojë për këtë shërbim. Janë kategoria e fëmijëve që vijnë nga familjet në nevojë, fëmijë me nevoja të veçanta, apo të prindërve me nevoja të veçanta dhe fëmijët që i kanë të dy prindërit të punësuar? shprehet drejtoresh Zhaneta Beqiri.

Report Tv u njoh nga afër me një ditë te zakonshme të çerdhes nr 54 në kryeqytet.

Drejtoresha e çerdhes ?Lindja e Diellit?, Albana Shaholli tregon për punën e përditshme.

?Muaji shtatorë është muaji i përshtatjes për të gjithë fëmijët e rinj që vijnë në çerdhe. Fëmijët kanë një orar, deri nga ora 09:00 apo 08:45, hanë mëngjesin, kanë në orën 10:00 frutin dhe nga ora 12 apo 12 e 30 hanë drekën?, thotë Shaholli.

Regjistrimi në çerdhet publike përfundoi në muajin korrik, por numri i kërkesave nga prindërit vijon të mbetet i lartë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS