Report TV - Altin Jaku dënohet me 6 vjet burg për mashtrim

Report TV 2018-05-02

Views 9

Altin Jaku,ish-prefekti i komanduar i qytetit të Lezhës, njëherësh dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i këtij institucioni është dënuar nga gjykata e Lezhës me 6 vite burgim.

Jaku është shpallur fajtor për akuzën e Mashtrimit, pasi u ka marrë shtetasit Altin Baruti dhe Gj.Kola një sasi prej më shumë se 200 milion lekë, gjatë kohës kur ka qëndruar si drejtor i një filiali banke të nivelit të dytë në Lezhë. Shqiptarja.com mëson se i gjithë procesi gjyqëosor kundër ish-prefektit të Lezhës është zhvilluar në mungesë të tij, pasi ai i është fshehur drejtësisë. Jaku ka humbur gjurmët përpara se dosja të kalonte për gjykim.

Ka qënë prokurori i çështjes Bardhok Lleshi, i cili ka kërkuar nga gjykata e Lezhës caktimin e masës së sigurisë ?Arrest me burg? për Altin Jakun, vendim ky që ende dhe sot nuk është ekzekutuar nga policia e Lezhës

Share This Video


Download

  
Report form