http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish Prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut Katica Janeva është dënuar me 7 vite burg për çështjen ?Zhvatja?, një dosje korrupsioni që shkaktoi tërmetin më të madh politik të viteve te fundit në vendin fqinj.Pas disa seancave maratonë, gjykata vendosi këtë të enjte dënimin me 9 vjet heqje lirie edhe për bashkëpunëtorin e saj Bojan Jovanovski i njohur si Boki13, pronar i një televizioni në Maqedoninë e Veriut.Vitin e Kaluar gazeta italiane ?La Verita? publikoi një video ku shihej se si Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski dilnin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev, me një valixhe të mbushur me para.Shuma ishte marrë në këmbim te një premtimi për të ndërhyrë në prokurorinë speciale për të mbyllur çështjen e njohur me emrin ?Perandoria? dhe për të liruar biznesmenin Jordan Kamcev nga paraburgimi.Ish prokurorja speciale i kishte premtuar biznesmenit ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpiak.Pas publikimit të këtij skandali, Katica Janeva dha dorëheqjen.