Ora News - Shqip në Maqedoni, Grubi: Nëse jo para zgjedhjeve, në fillim të nëntorit

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni ka hyrë në një rrugë pa kthim. Artan Grubi, kryetar i grupit parlamentar të BDI në një lidhje me skype për Ora News tha se nëse projektligji i dy gjuhësisë nuk arrin të kalojë në Kuvend para zgjedhjeve lokale, do të miratohet në fillim të nëntorit.
Grubi: E pengon rezistenca e opozitës maqedonase e cila përmes mjeteve propaganduese po përpiqet të bindë komunitetin maqedonas që me të drejtat të cilat i fitojnë shqiptarët humbasin maqedonasit. Kjo nuk është e vërtetë.Shpresoj që në kordinim me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin do arrijmë të përmbyllim debatin në lexim të parë për këtë ligj javën e ardhshme. Shpresoj deri me 22 shtator. Pastaj do hap komisionin ku do të rikthehet ligji për procedurë amandameduese në lexim të dytë, partitë politike do kenë mundësinë të paraqesin amandamente për këtë ligj.VMRO-DPMNE dhe partnerja e tyre Besa kanë paralajëmruar amandamente ndaj këtë ligji që mund të vonojë miratimin.Ndoshta nuk do arrijmë ta miratojmë para zgjedhjeve lokale por zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe është rrugë e pandalshme dhe do të ndodhë.Nëse nuk ndodh para zgjedhjeve lokale deomos do të ndodhë në fillim të nëntorit.
Ku konsiston projektligji?- Me ketë projektligj barazojmë gjuhën shqipe në organet e pushtetit shtetëror të nivelit qëndror.Gjuha shqipe tashmë është zyrtare por do bëhet zyrtare dhe në qeverinë e Maqedonisë dhe gjithë komunat ku jetojnë shqiptarë, në institucionet shtetërore të nivelit qëndror por dhe në prokurori, gjyqësor, noteri, në mbishkrimet e të gjitha rrugëve, në vendkalimet kufitare, uniformat e policisë. E kemi avancuar deri në maksimum në kornizat e lejuara nga limitimet e Kushtetutës, amandamentit 5 të nenit 7 të Kushtetutës.Ligji rrjedh edhe nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni që u dakordua dhe në Tiranë.Uroj të kalojë pa problem në Kuvend. Në seancën plenare kemi bllokadë për momentin nga opozita maqedonase por jam optimist që javën e ardhshme do ta kalojmë me lexim të parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/shqip-ne-maqedoni-grubi-nese-jo-para-zgjedhjeve-ne-fillim-te-nentorit/

Share This Video


Download

  
Report form