Filipçe: Nesër do të diskutohet nëse ka ose jo kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

alsatmtv 2020-05-11

Views 0

Mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve nuk është shqyrtuar deri më tani nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministria e Shëndetësisë. Kështu deklaroi ministri Venko FIlipçe i cili shtoi prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve. AI megjithatë tha se për këtë çështje nesër do të hapet debat në mbledhjen e komisionit ku do të merr pjesë edhe shtabi qeveritar i krizës.

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve të të infektuave për 33 persona gjatë 24 orëve të fundit, MInistri Filipce tha se për moment të jap vlerësimet mbi këtë rritje të numrit të të prekurve dhe se komisioni pret të dhënat edhe në dy ditët e ardhshme për të dhënë vlerësime. Sipas raportit ditor, është regjistruar edhe një vdekje ndërsa 22 pacientë janë shëruar.

Me çka ka të bëjë kjo rritje vështirë të thuhet, andaj do të presim të shohim si do të jetë situata në dy ditët e ardhshme. Kemi shembuj edhe te disa vende tjera të cilat i diskutuam në mëngjes, kur pas lehtësimit të disa masave ka rritje të numrit të rasteve. Masat dhe mënyra e implementimit të tyre ose dimensionimi i masave sillet në bazë të dy kritereve, kriteri i parë është numri i rasteve të reja të diagnostikuara dhe e dyta është se sa sistemi shëndetësor është i gatshëm ti pranojë dhe ti trajtojë pacientët. Mendojmë se është një variacion, por të presim deri të shtunën nëse është kjo kështu ose jo - deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri Venko FIlipçe deklaroi se Qendra për Shëndet Publik dhe Instituti për Shëndet Publik është duke përfunduar planin e Skriningut cili do të fillojë javën e ardhshme te grupet më të rrezikuara të qytetarëve, te të punësuarit në shëndetësi, në çerdhe, shtëpitë për pleq, përfaqësues të policisë dhe grupe të tjera. Filipçe shtoi se së shpejti do të dihet edhe plani për fillimin me punë të Çerdheve, por vetëm pasi të ketë studime të sakta duke marrë për bazë shëndetin por edhe atë se sa do të jenë efikase masat.

E para, të testohen të gjitha të punësuarat në çerdhe. Kur them se kemi disa opsione mendojmë në qëndrimin e fëmijëve për disa orë, por edhe mënyrën e organizimit në grupe më të vogla. Por duam të sjellim vendim i cili me të vërtetë do të zbatohet, të mos jetë vetëm vendim të cilin ne do ta sjellim dhe do të duket mirë në letër, por jo edhe në praktikë. Kështu që ekspertët ende punojnë, besojmë se deri të hënën do të jetë të gatshëm dhe do e prezantojmë vendimin - tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në takimin që do të mbahet nesër mes Komisioni për sëmundje infektive dhe shtabit të Qeverisë, do të diskutohet se si do të jetë ora policore gjatë fundjavës, ndërsa të shtunën do ti analizohet se si do të jenë masat për javën e ardhshme.

Mefail Ismaili

Share This Video


Download

  
Report form