Shkollat e qarkut Lezhë probleme me kushtet higjenosanitare. Problemi është ngritur nga Inspektorati Shëndetësor, i cili ka bërë një vëzhgim në të gjitha godinat arsimore të këtij qarku.
Kryeinspektorja e Shëndetësisë në Lezhë, Laureta Prendi thotë se problem me shqetësues është mungesa e ujit në disa shkolla.
Ajo shprehet se është përgatitur një raport për problematikat e hasura dhe ju është referuar bashkive për zgjidhje sa më të shpejt të kësaj problematike
Pavarësisht problemeve që kanë në të gjitha shkollat ka nisur procesi mësimor, pasi për asnjërën nga shkollat nuk është kërkuar që të mbyllet, me shpresën se situata do të ndryshojë situata.